Rreth Nesh
Herbal World ka filluar si një ndërmarrje familjare në vitin 2010 me një zanafillë modeste. E themeluar nga Vasil Mucaj, kompania fillimisht prodhoi vajra bimore me teknologji të avancuar gjermane të shtypjes në të ftohtë, si dhe grumbullonte bimë mjekësore dhe produkte ushqimore bio organike.
Një nga ndryshimet kryesore që bëmë ishte kontrolli i plotë i procesit te prodhimit në të gjitha fazat, duke filluar nga marrja e bimëve nga burimi, trajtimi i tyre, deri në dorëzimin tek klienti. Pas një kohe të shkurtër, u ndeshëm me nevojën për bimë që nuk gjendeshin në Shqipëri, duke bërë që ne si kompani të importonim edhe elemente të tjere bimore dhe fara sipas nevojave të tregut të kërkesave të komplekse.
Në rrugën e rritjes së kompanisë, u detyruam të rrisnim edhe stafin tonë me specialistë të fushave të ndryshme. Këto ndryshime ishin të domosdoshme për të ofruar një gamë më të gjerë të produkteve, të cilat do të ndihmonin në trajtimin e një sërë çështjesh shëndetësore.
Përveç produkteve standard si çajra, vajra bimore, esenca, krema, etj., ofrojmë edhe produkte të specializuara për kura detoksi, protokolle për sëmundje kronike si Anemia, kostipacioni kronik, probleme të menopauzës, etj. Gjithashtu, kemi edhe produkte për sëmundje autoimune, hepatike, interpretim cekali dhe deri te sëmundjet që vijnë nga një dëmtim i jashtëm.
Kompania ka investuar në trajnime të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit, certifikime të ndryshme dhe në cilësinë e produkteve. Me përdorimin e teknologjive më të fundit të kohës dhe produkteve të testuara nga tregu, kemi fituar një bazë të madhe klientësh të besueshëm dhe të kënaqur me produktet që Herbal World ofron në treg!